Maurizio Sarri ka vazhduar me sukses të drejtoj skuadrën e Chelseat në garat ndërkombëtare të Ligës së Evropës.
Klubi i italianit, Chelsea ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 2-1, fal golit të Ross Barkleyt dhe Olivier Girouds.
Megjithatë, strategu nuk i ka pëlqyer mënyra se si të besuarit e tij u sollën pas krijimit të epërsisë, transmeton Telegrafi.
“Ekipi u mbyll plotësisht në fund dhe fatkeqësisht nuk është në gjendje të mbajë përqendrimin dhe intensitetin e sulmeve gjatë gjithë 90 minutave”, tha Sarri për Sky Sport Italia.
“Ky problem i ka ndodhur pak a shumë çdo trajneri në vitin e tyre të parë në Angli, kështu që shpresoj se situata do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi një nga vetëm dy klubet angleze që luftojnë në të gjitha frontet, pra Chelsea dhe Manchester City, kështu që dukshëm po bëjmë diçka të drejtë”, pohoi ai.
Theksojmë se Sarri ështç në thumb të kritikave të analistëve pas rezultateve jo të kënaqshme në Ligën Premier.
Ndryshe, Chelsea zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, ku ka po aq pikë sa Arsenali – 50 sosh.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...