Google ADS

Për shënimin e Ditës së Pavarësisë nuk u ftua asnjë ndërkombëtar

08:56 | 15 Shkurt 2019
V. S.

As një ftes për liderët rajonal apo ndërkombëtarë nuk është dërguar me rastin e 11 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info, Orhan Hajrizi, shefi i Protokollit të Shtetit, dhe shton se  arsyeja pse këtë vite nuk është dërguar as një ftes për miqtë e Kosovës është pasi që nuk është  vit jubile.

“Në bashkëbisedim më Kryeministrinë e vendit neve na u është thënë që mos të bëjmë ftesa për asnjë lider jashtë Kosovës për të marr pjesë në festën e 11 vjetorit të pavarësisë. Arsyeja pse nuk e kemi bërë as një ftes këtë vit është pasi që nuk është vite jubilar dhe është vetëm për ne për qytetarët tanë dhe do të festojmë vetëm ne”.

Tutje Hajrizi ka bërë të ditur agjendën më rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se këtë vit aktivitetet për nder të kësaj dite do të fillojnë më 16 dhe do të përfundojnë më 17 shkurt.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/469478896921215/

“Nën përkujdesjen e kryeministrit,  Ramush Haradinaja, këtë vit Protokolli i Shtetit ka parë disa pika që e përcaktojnë agjendën e ditës së pavarësisë. Fillimisht më datën 16 shkurt do të bëjmë bartjen e deklaratës së pavarësisë në 7 qendrat kryesore të Kosovës. Kjo deklarata do të qëndrojë për dy ditë në këto qendra në mënyre që qytetarët ta shohin për së afërmi dhe të bëjnë foto. Mandej më datë 17 startojmë më mbledhjen solemne të Qeverisë, prej aty do të bëhet ngritja solemne e flamurit në oborrin e Qeverisë. Ai flamur do të shërbej që në çdo 17 shkurt të ngritët në mënyrë solemne. Pastaj vazhdojnë me homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, pastaj në Prekaz dhe pastaj është seanca solemne e Kuvendit. Pastaj agjenda kryesore është parakalimi i FSK-së. Në orën 18 janë fishekzjarrët dhe në ora 19:30 pritja shtetërorë nënë patronatin e Kryeministrit. Diçka që e pasuron agjendën tonë është edhe në ora 14:50 në sheshin Skënderbe do të hapet një shampanje, dhe do të bien një kambanë, më gjithë liderët dhe ambasadoret  për nder të orës së shpalljes së pavarësisë. Është 11 vjetori nuk është vite jubilarë dhe për dallim nga 10 vjetori ku kemi pas edhe koncertin e Rita Orës, këtë vite nuk do të ketë ndonjë koncert apo diçka të ngjashme me ndonjë artist me famë botërore. Përveç një koncerti që do të jetë nga ora 20 në shesh me artisë vendorë”.

E lidhur më logon e 11 vjetorit të pavarësisë dhe reagimeve të shumta që kanë ardhur lidhur më simbolin që është vendosur në logo, Hajrizi ka dhënë një shpjegim.

“Unë nuk do të komentoj qëndrime apo postim të askujt, jam ndi keq kur i kom pa disa fytyra publike me qëndrime të ndryshme për logon e 11 vjetorit të pavarësisë. Logoja e Kosovës nuk paraqet gjini por është një siluetë e një ushtari të Kosovës dhe mos të lëshohemi në gjëra të tilla sepse janë të ulëta. Nuk ka të bej më gjëra të gjinisë, ushtari është ushtar dhe kemi edhe gra edhe burra të suksesshëm dhe askush nuk ka të bëj më çështje gjinisë në atë logo”, ka përfunduar ai./Vlora.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme