Sot shënohet 49-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. Viteve të fundit, UP-ja renditet ndër universitetet më të mira të rajonit.
UP është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe ka bashkëpunim me universitete dhe institucione perëndimore evropiane dhe amerikane.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
Gërvalla e Shakantu flasin për bashkëpunim ndërshtetëror
Ambasadori britanik i bashkohet masës në pastrimin e Kosovës
Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmër...
Galatasaray fiton derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes
Aksident në Pogradec, makina përplas një të mitur
Vrasja e djeshme në Mitrovicë, policia shpall në kërkim një ...