Mbi 1 mijë euro do t’i kushtoj Televizionit të Kosovës transmetimi i vetëm një edicioni të emisionit “Rrënjët tona”.
Ndërsa për tërë vitin Radio Televizioni i Kosovës për këtë emision muzikor që udhëhiqet nga këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka ndarë plotë 60 mijë euro. Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën me titull ”Transmetimi i emisioneve muzikore Rrënjët tona”, RTK kishte planifikuar të shpenzonte 60 mijë euro.
E në përshkrimin e lëndës se kontratës thuhet se projekti ka për qëllim shpalosjen e vlerave kulturore-artistike.
“Transmetimi i emisioneve muzikore Rrënjët tona. Ky projekt ka për qëllim që të shpalos të shikuesit vlerat tona kulturore artistike, zhanri i këtij emisioni kryesisht do të jetë muzikë folklorike e cila do të transmetohet në programet e RTK-së”, thuhet në përshkrim.
E pas hapjes së tenderit ka aplikuar vetëm një operator ekonomik i cili edhe ka dalë fitues. ” RED – MEDIA ” SH.P.K. nga Prishtina ka ofruar çmimin e njëjte të cilin e kishte parashikuar RTK, 60 mijë euro.
E në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kjo kompani është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara.
Ndërsa aksionet janë të ndara mes Ismet Elezajt dhe Burim Krasniqit.
E Burim Krasniqi është edhe bashkëpunëtor i Shkurte Fejzës. Ai është përkujdesur për realizimin e disa këngëve të Shkurtes ./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë