Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, duke folur për platformën e ekipit negociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se këtij delegacioni nuk do t’i vijë rasti të flasë për shkëmbim territoresh, pasi për këtë çështje përkujdeset presidenti Hashim Thaçi.
Aliu në KTV ka thënë se delegacioni i bashkëprirë nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, do të ketë detyra të ngjashme siç i kishte Edita Tahiri në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë.
“Delegacionit shtetëror nuk do t’i vije rasti të flas për shkëmbim territoresh. Kjo hapësirë do i lihet Thaçit. Këta do të merren me çështje teknike. Pazari kryesor bëhet diku tjetër. Problemi nuk është se çfarë do të diskutojnë. Këta nuk merren seriozisht as si grup negociator për shkak të mënyrës se si janë krijuar dhe nuk përfaqësojnë unitetin”, ka thënë Aliu që ka theksuar se presidenti e ka të ndaluar të flasë për territore pasi nuk ka mbështetje të gjerë.
“Nuk kemi si mos t’i shohim ndryshe përveç si të natyrës teknike. Për Mogherinin në fund të fundit është Hashim Thaçi”, ka shtuar ai.
“Faktori ndërkombëtar nuk e merr seriozisht Thaçin që nuk ka mbështetje të përgjithshme. Për një proces të mirëfilltë, nuk mund të ketë vazhdim të procesit pa pasur një analizë të marrëveshjeve të mëparshme. Ne duhet të flasim për të shkuarën”, ka thënë deputeti i VV-së.
Aliu ka përsëritur përkrahjen e VV-së për mbajtjen e taksës kundër Serbisë, e cila, sipas tij, nuk mund të cenojë marrëdhëniet me SHBA-në, përkundër thirrjeve për suspendimi ne saj.
“E mbështesim taksën. Ne mund të kemi mospajtime me Haradinajn për keqqeverisje, por sa i përket taksës ne e mbështesim. Në këtë aspekt e mbështesim sepse është çështje në interes të shtetit. Ne mendojmë se vendimi i taksës është i drejt dhe mendoj se këmbëngulja që të mbetet taksa është këmbëngulje e drejt. Ne besojmë se mosmarrëveshjet do të tejkalohen. Marrëdhënia me SHBA-në nuk mund të cenohet përmes taksës. Kosova ka të drejt ta mbajë taksën sepse kemi të bëjmë me Serbinë që po e minon lirinë e Kosovës”, ka thënë veç të tjerash Aliu.
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...