Samir Handanovic është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Inter kundër Rapid Wien, në kuadër të Ligës së Evropës.
Kapiteni i ri i skuadrës së Inter ka thënë se është krenar me rolin e tij dhe ka falënderuar shokët e skuadrës për rrjetën e paprekur kundër Rapid.
“Mbi të gjitha jam shumë i lumtur me rezultatin, sepse ajo ka më së shumti rëndësi. Nëse mbajmë rrjetën e paprekur është mirë për të gjithë” ka thënë Handanovic për ‘InterTV’, transmeton lajmi.net.
“Secili lojtar është krenar të mbajë shiritin e kapitenit për një klub të rëndësishëm” ka thënë ndër të tjerash ai.
“Nerazzurët” fituan 0:1 në Austri, falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez, fitore kjo që lehtëson shumë gjërat për ‘zi kaltrit’.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin