Inter merr fitore nga udhëtimi në Vjenë, mposhtë Rapidin me rezultat minimal

22:04 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Inter ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Evropës.

‘Zi kaltrit’ shënuan fitore minimale në udhëtimin e tyre në Vjenë, kundër skuadrës së Rapid Wien.

Ishte minuta e 39’ kur një penallti u akordua në favor të skuadrës italiane, dhe kjo u shfrytëzua maksimalisht.

Argjentinasi Lautaro Martinez ishte ai që nga pika e bardhë u tregua i saktë dhe tundi rrjetën për fitoren e ‘Nerazzurëve’.

Inter do ta luaj edhe një ndeshje me skuadrën austriake, përpara tifozëve të vet, në ‘San Siro’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme