Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka presion ndërkombëtar për ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi.
Bekim Çollaku, shef i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve.
Çollaku ka thënë në televizionin T7, se “nuk ka presion ndërkombëtar” që Kosova dhe Serbia të arrijnë ndonjë marrëveshje të caktuar.
Sipas tij, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian, e as ndonjë shtet anëtar i BE’së nuk po bën shtytje për një skenar të caktuar.
Zgjidhjen do ta bëjnë vetëm palët, Kosova dhe Serbia, ka deklaruar Çollaku.
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...
Gresa çon në nominim direkt Xhenetën dhe Drenushën, njëra so...