Analisti Fatos Lubonja dhe deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi të ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarti” në Neës 24 u ndalën tek veprimi i sotëm në parlament, ku Edi Paloka spërkati me bojë Edi Ramën.
Analisti Lubonja shprehu solidaritet me veprimin e nënkryetarit të Parlamentit, Edi Paloka, ndërsa veprimin e tij e quajti si “paqësor”.
Lubonja: Paloka ka solidaritetin tim dhe e përgëzojë për formën paqësore që ka zgjedhur për të protestuar. Pastaj a bën apo s’bën efekt tek kryeministri këtë nuk e di. Edhe fyerja personale është e ngjashme me lëvizjen e studentëve që i derdhi salcën studentja. Është kryeministër dhe duhet të respektojë institucionet.
Opinionisti Lubonja shprehu solidaritet me veprimin e nënkryetarit të Parlamentit, Edi Paloka, ndërsa veprimin e tij e quajti si “paqësor”.
Lubonja: Paloka ka solidaritetin tim dhe e përgëzojë për formën paqësore që ka zgjedhur për të protestuar. Pastaj a bën apo s’bën efekt tek kryeministri këtë nuk e di. Edhe fyerja personale është e ngjashme me lëvizjen e studentëve që i derdhin salcën te shkencat sociale. Është kryeministër dhe duhet të respektojë institucionet.
Kreu i LZHK-së tha se shefi i qeverisë sillet si rrugaç, që institucionin shtetëror e përdor sikur të jetë prona e tij personale.
Dashamir Shehi: Ky njeri, kryeministri e ka tepru aq shumë. Ky njeri nuk është koshientë që përfaqëson jo vetëm veten e tij për të gjithë institucionin.
Ti i gjete emrin e lezetshëm, bulizmi. Ky s’do t’ia dijë fare se përfaqëson institucionin. Kur përgjigjen ia japin personale ai e quan rrugaçëri, sepse ka disa roje pas. Ky është një rrugaç që po i them po e shet Shqipërinë tek Turqia, ndërsa mua më thotë ha planc e pi raki. Sot Paloka iu përgjigj me bojë, por do t’i vijë dita kur t’i përgjigjet edhe me gjëra të tjera. Aty duhet të vetëpërmbahemi. E vetmja dhimbje ishte për miqtë maqedonas, që ishin sot në shtetin mëmë. Ai është burracak.
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...