Burim Ramadani zëvendësministër i FSK-së, ka folur rreth takimit të ministrave të NATO-s në Bruksel dhe qëndrimit të saj ndaj formimit të Ushtrisë.
Gjatë ditës së sotme Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se në pranverë do të shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit me FSK-në.
Zv.ministri Ramadani ka thënë se institucionet e Kosovës kanë komunikim në baza të rregullta ditore me përfaqësuesit e NATO-së dhe me ekipin ndërlidhës dhe këshillues të NATO-së që janë në Kosovë dhe funksionojnë me ministrin e mbrojtjes.
“Në parim jemi të kënaqur me trajtimin që aleatët janë duke i bërë raporteve mes NATO-s dhe Kosovës. Ne do të donim që kjo marrëdhënie ndërmjet NATO-së e FSK-së të thellohet edhe më tutje si dhe të zhvillohet edhe në disa nivele të tjera, jo vetëm në këtë që e kemi tash”, tha Ramadani në televizionin publik.
Ai tutje theksoi se duan që të formalizohet dialogu ndërmjet NATOS-s dhe Kosovës, si dhe FSK-ja të trajtohet për të marrë pjesë në partneritetin për paqe.
“Si fazë tjetër presim të marrim edhe planin e veprimit për anëtarësim, që pas pak vitesh të jemi të gatshëm të nënshkruajmë edhe protokollin për anëtarësim në NATO. Ky është synimi ynë”, shtoi Ramadani.
Ai deklaroi që Kosova është e interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n.
“Shumica dërrmuese të shteteve anëtare të NATO-s janë aleate të Kosovës dhe ato nuk do të lejojnë zvogëlim të bashkëpunimit Kosovë – NATO. Normalisht ne duam që ky bashkëpunim të rritet dhe të kalojmë në nivele formale të marrëdhënies kontraktuale, por janë disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën dhe që nuk janë të gatshme për të ndryshuar nivelin e angazhimit dhe kalimin e bashkëpunimit në marrëdhënie kontraktuale”, tha Ramadani.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...