Të dielën në Los Angeles u mbajt nata finale e ceremonisë të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Edhe ky edicion ka zgjuar vëmendjen e publikut, pasi u komentuan pothuajse gjithë ata që parakaluan në tapetin e kuq, madje, mediet ndërkombëtare menjëherë pas përfundimit kanë ndarë yjet botërore në dy grupe, me veshjet më të mira dhe me të këqijat.
Sido që të jetë, në mediet vendore, gjëja që bëri bujë më së shumti ishte suksesi i këngëtares nga Prishtina, Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë e re”.
Fitorja e saj, bëri krenarë gjithë shqiptarët, por, edhe paraqitja e Bebe Rexhës u vlerësua nga ana e tyre.
Në fakt, Bebe dhe Dua nuk ishin dy shqiptaret e vetme në këtë ngjarje.
Është edhe këngëtari nga Prizreni, i njohur me emrin artistik, Mirud, ai i cili po ashtu ishte pjesë e “Grammy Awards”.
https://www.instagram.com/p/Btt4UNGjgrs/?utm_source=ig_embed
Mirud kishte zgjedhur një veshje interesante të bërë nga dizjanerja Miranda Dupi dhe vëmendjen më të madhe e mori xhaketa, që kishte një dizajn shumë të veçantë me tentene.
Nga ana tjetër, kjo është paraqitja e tij e fundit publike, pas pjesëmarrjes që Mirud e kishte në Festivalin e RTSH-së, me këngën “Nënë”.
https://www.instagram.com/p/BsDwDPnAL7y/?utm_source=ig_embed
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit