Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin poston foto me Talat Xhaferin

18:55 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagon sërish pas xhestit të Edi Palokës që zgjodhi të spërkasë me një shiringë me bojë kryeministrin Rama.

Ajo poston një foto me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Z.Talat Xhaferi duke shtuar: “Do bëhet Shqipëria edhe për inat të disa shqiptarëve”.

Pak më herët përmes një videoje në Facebook, Rama tha se me gjestin e tij, Paloka ofendoi mikun e shqiptarëve Talat Xhaferin, i cili ishte i pranishëm brenda seancës parlamentare për të ndjekur ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme