Mustafaj: Paloka zgjodhi metodë argëtuese

18:01 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për zhvillimet e fundit të politikës shqiptare, retorikën si dhe protestën e opozitës të parashikuar me 16 shkurt.

Duke u ndalur tek përplasjet e sotme në Kuvend dhe hedhjen e bojës nga Paloka në drejtim të Ramës, Mustafaj tha se metoda e zgjedhur nga deputeti i PD-së ishte simbolike dhe shumë argëtuese.

“Në vendet demokratike, protesta, pakënaqësitë janë bërë edhe spektakël, për pos përmbajtjes që kanë brenda. Në këtë kuptim mua nuk më shqetëson për sa kohë që është një bojë që nuk i bën gjë zotit Rama. Imitimi i Ramës ndaj Edi Palokës është i gabuar. Mund të themi se ia ktheu me të njëjtën monedhë. Paloka kishte zgjedh një metodë simbolike dhe argëtuese.

Unë do të kisha parapëlqyer që ceremonia në Kuvend të ishte solemne, serioze për aq minuta sa kërkonte ratifikimi e protokollit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Të mos ndodhte kjo për aq kohë sa ishte aty Talat Xhaferi, sepse ai ishte një mik i nderuar në Parlament. Ne kemi një situatë që kreu i opozitës po sjell fakte të reja, që tregojnë një qeveri të delegjitimuar. Akuzat janë politike dhe reagimet duhet të jenë politike”, tha ai.

Mes tjerash në komenti e tij, ish-shefi i diplomacisë së shtetit shqiptar komentoi edhe rolin e Policisë së Shtetit, që sipas tij, për fat të keq, ky institucion është i përdorur nga politika kur në vend ka protesta dhe pakënaqësi popullore.

“Ka një përdorim të policisë nga Kryeministri, sepse Policia ka njoftuar disa ditë më parë praninë eventuale të elementëve të dhunshëm brenda në protestë. Policia e Shtetit në Shqipëri, ka vazhduar të jetë në një mënyrë apo në një tjetër e përdorur nga politika.

Kjo nuk është e dinjitetshme për Policinë. Ne që e kemi njohur para viti ’90 e dimë se Rama nuk është trim. Duke shkuar në Vlorë kryeministri Rama kërkon t’i shmange protestës. Kjo është edhe për të qenë në vëmendje të medias dhe larg sheshi të betejës, e thënë natyrisht në formë figurative. Në produktin më të mirë do të ishte realizimi i kërkesës së opozitës dhe krijimin e një qeveria kalimtare. Kjo mbetet për t’u parë dhe nuk besoj se do të realizohet në një ditë të caktuar. Ne presim nga kreu i maxhorancës, nga kryemistri që të lexojë pakënaqësitë dhe të shfaqet në publik me përfundimet e tij”, shto ai.

Analisti u ndal edhe tek reagimi i ambasadës amerikane në Tiranës, e cila përmes një reagimi publik bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe demokratike.

“Tek deklarata e ambasadës ka një nuancë që ka munguar në reagimet e mëparshme. Në deklaratën e ambasadës nuk kemi thirrje për qytetarët amerikanë, që të shmangin rrugën. ShBA nuk ka informacione se do të këtë dhunë. Këshilla për të ruajtur stabilitetin është rutinore dhe e domosdoshme. Se ka një padurim të popullit opozitar shqiptar për të patur rezultat nga protesta, ka.

Unë shpresoj se Basha me ekipin e tij e lexojnë mirë këtë gjë dhe do të ndërtojnë strategji të mirë për t’iu përgjigjur reagimeve që vijnë poshtë. Një lëvizje antisistem do të nxirrte jashtë lojë edhe opozitën edhe maxhorancën, siç ka ndodhur edhe në vendet evropiane. Jemi brenda mundësive të udhëhiqet politikisht pakënaqësia. Konkluzioni i Majkos është i vetmi realist që vjen nga mazhoranca.

Opozita shqiptare duhet të ketë një ndryshim programor për t’iu përgjigjur pakënaqësisë, sidomos të rinjve. Pjesëmarrje tregon përmasat e pakënaqësisë. Përmasat e opozitës kanë shumë rëndësi për të matur pakënaqësitë. Unë nuk jam optimist se Rama do ta lexojë. Rama nuk pranon asnjë kritikë dhe asnjë sugjerim”, përfundoi Besnik Mustafaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme