Të gjitha punësimet në kompani shtetërore ose institucione shtetërore të të afërmve, miqve ose në ndonjë mënyrë që lidhen me zyrtarët në pushtet do të anulohen.
Pas një analize të bërë, kryeministri Zaev ka marrë vendim dhe do të kërkojë nga njerëzit që janë pranuar në punë shtetërore të heqin dorë nga ajo. Përveç kësaj, kryeministri Zaev do t’i kërkojë gjithashtu Anti-Korrupsionit të kryejë një hetim të hollësishëm.
Kryeministri Zaev do t’i ftojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këto, unë do të them raste të dyshimta. Diku ka bazë, diku nuk ka, megjithatë të tërhiqen nga pozicionet e tyre me qëllim për ta ndaluar këtë praktikë e cila fatkeqësisht është krijuar për një dekadë në Maqedoni dhe ende krijon probleme- deklaroi Damjan Mançevski – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Pas deklaratës disa ditë më parë se për dhjetë vjet anëtarët e LSDM-së kanë qenë të diskriminuar dhe nuk kanë mundur të punësohen në Institucione shtetërore, por madje as në sektorin privat, tani Mançevski publikisht kërkoi ndihmë. Ai u bëri thirrje qytetarëve, mediave dhe sektorit joqeveritar të punojnë së bashku për të ndryshuar kulturën dhe sjelljen. Vetëm kështu thotë që do të bëhet një pushtet më i mirë për të gjithë. Qeveria po përgatit një Ligj të ri për Administratën.
Të gjithë ata që janë në nivelin nën zëvendësministër dhe mbi udhëheqës sektori, pra pozita udhëheqëse, sekretar shtetëror, drejtor agjencie, drejtor i ndërmarrjes publike e kështu me radhë, procesin e zgjedhjes të tyre do e bëjë komision i pavarur ku shumicën do e kenë anëtarë që nuk vijnë nga institucionet. Ky komision do ketë detyrë të dorëzojë listë të shkurtër nga kandidatët më të mirë. Dhe qeveria do zgjedhë vetëm ata kandidatë që nuk i ka vlerësuar pushteti- tha Damjan Mançevski.
Biljana Ivanovska që është në krye të Komisionit për pengimin e korrupsionit, dje deklaroi se deri te komisioni nuk ka arritur asnjë ankesë lidhur me këtë çështje. Por do hapin procedurë për nepotizëm për punësimin e familjarëve të afërt të funksionarëve.
Në opinion reagime dhe akuza për nepotizëm nxiti edhe punësimi i djalit dhe vëllait të deputetes së LSDM-së Mira Stojçevska dhe avancimi i bashkëshortit të saj. Punë shtetërore fituan edhe gjyshi dhe gjyshja e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Aleksandar Kiracovski, vajza e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, motrat e ministrave të kulturës dhe ekonomisë Asaf Ademi dhe Kreshnik Bekteshi. Në kompani shtetërore u punësua edhe djali i deputetit të shumicës parlamentare, Goran Misovski, por edhe vajza e deputetes Emilija Aleksandrova dhe bashkëshortja e Zekir Ramçilloviq, që janë nga opozita por ne kuvend votuan për ndryshimet kushtetuese.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...