Google ADS

Pacolli takohet me Koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Richardson

16:20 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim njohës Koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me këtë rast, kryediplomati kosovar, Pacolli, i ka shprehur mirëseardhje dhe e ka uruar Richardson për emërimin në detyrën e re në Kosovë, e cila filloi punën në fillim të këtij viti.

Në vazhdim të takimit të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet programeve zhvillimore në nivelin nacional, të cilat janë në përputhje me objektivat e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme