Mesazhi i Ritës për Shën Valentin: Putheni personin që e doni

14:38 | 14 Shkurt 2019
A. B.

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botë.

Megjithatë nuk vlen edhe për jetën sentimentale, pasi që biondina ka kohë që nuk e kemi në krah të një mashkulli, shkruan arbresh.info

Në fakt, kohët e fundit 28-vjeçarja është përfolur për një lidhje me aktorin e njohur Andrew Garfield, por deri më tani kanë mbetur vetëm thashetheme.

E në ditën që njihet si e të dashuruarve Shën Valentin duket se këngëtarja sërish do ta pres e vetmuar. Ajo ka këshilluar fansat që e ndjekin në rrjetet sociale se në këtë ditë duhet të dhurojnë më shumë dashuri.

“Puthni personin që e doni sot. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bt28R08Hszh/?utm_source=ig_embed

Kujtojmë se Rita në të kaluarën ka qenë në lidhje me Andrew Watt si dhe Rob Kardashian, vëllai i Kim Kardashian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme