Me pankarta në duar “President mos e nënshkruaj ligjin për paga”, gardianët e sherbimit korrektues të Kosovës janë duke protestuar para ndertesës së Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj ka thënë se
“Nuk është lehtë për ne të vijmë të bëjmë protesët këtu por na detyruan ata që na lan jashtë ligjit për paga. Neve na lan anash të paditurit që jan në kolltuqe. Ministri pati premtuar se nuk do të miratohet ky ligj pa neve por, na ka befasuar deklarata e tij atë ditë në kuvend. Edhe ne kemi fëmijë e ndjejmë vetën të anashkaluar. Kërkesat janë që stafi nuk pajtohet me koeficientin 1.2 por të na rritet në 2. 1700 puntor të stafit kërkojnë nga Presidenti mos ta nënshkruaj ligjin për paga“, ka thënë ai.
Nënkryetari i sndikatës, Frasher Raci, ka thënë se kërkon të ketë koeficent të njëjtë edhe për këta punonjës.
“Kërkoj nga kryeminisgri i Kosovës që edhe për ta të ketë ndryshime në koeficient e mos të dallohen nga sektoret e tjerë, pasi që edhe këta janë të rrezikuar nga të burgosurit. E nga Presidenti kërkoj që ligji për paga mos të miratohet”, ka theksuar ai./arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/292758871398989/
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe