Google ADS

5 ushtrimet e dëmshme që duhet t’i zëvendësoni patjetër

11:01 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Disa ushtrime mund të shkaktojnë më tepër dëmtime se sa progres në shëndetin tuaj. Këto janë gjithashtu ushtrimet më pak efektive, por për secilën prej tyre ka një zëvendësues. Ne i sjellim ato më poshtë sipas ‘Bright Side’:

1-Tërheqjet mbrapa shpinës Vs Tërheqjet tradicionale

Problemi fillon kur ju tërhiqni pesha mbrapa shpinës duke dëmtuar muskujt e qafës dhe të shpatullave. Ushtrimi i duhur do ishte tërheqja e peshave, por nga ana e kraharorit.

2-Ulje-ngritjet për tricepsin Vs Tërheqja e peshave

Edhe pse ulje ngritjet me duar mbrapa shpinës mund të jenë efektive për tricepsin, ato dëmtojnë lidhjen mes krahut dhe parakrahut. Ushtrimi i duhur do të ishte tërheqja e peshave me duar mbrapa kokës dhe qëndrimi me këmbë të hapura sa gjerësia e shpatullave.

3-Hedhjet duke përkulur këmbët Vs Hedhjet me këmbë të shtrira

Ky ushtrim është pak a shumë i njëjtë me ‘squats’, por në këtë rast kërcen sipër dhe kjo dëmton gjunjët duke ushtruar shumë presion. Kur provohet me këmbë të shtrira në momentin që kërceni rezultatet janë më efektive.

4-Ushtrimi i muskujve të barkut Vs ‘Plank’

Ky është ushtrimi më i famshëm për muskujt e barkut, por ju dëmtoni shtyllën kurrizore dhe qafën. Në vend të këtij provoni ‘plank’. Në këtë rast ju merrni pozicionin sikur bëni pompa, por do të lëvizni në formë gjysmë rrethi belin.

5-Ulje ngritjet e pjesës së sipërme të trupit për barkun Vs Ulje ngritjet e këmbëve

I pari është shumë i dëmshëm për shtyllën kurrizore. I duhuri do të ishte ulje ngritja e këmbëve ndërkohë që pjesa e sipërme e trupit është e shtrirë. Do t’iu jepte rezultate efektive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme