Policia e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka vazhduar me kryerjen e hetimeve në vendin e ngjarjes, ku u rrokullis autobusi, aksident nga i cili deri tani kanë humbur jetën 14 persona dhe disa të tjerë u lënduan.
Personat të cilët nuk arritën t’u mbijetojnë lëndimeve dhe plagëve, janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për ekspertizë, ndërsa të lënduarit tjerë janë shtruar në Spitalin Shtetëror dhe Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e Maqedonisë mbrëmë mbajti seancë të jashtëzakonshme, ku u vendos që sot dhe nesër të shpallen ditë zie, ndërsa më pas do të vendoset edhe për ndihmë të familjarëve të të vdekurve dhe të lënduarve.
Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme do të vizitojë të lënduarit në spital, ndërsa Komuna e Gostivarit do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku edhe pritet të shpall tre ditë zie.
Ndryshe, nga aksidenti tragjik në rrugën Shkup-Tetovë jetën deri tani jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa ka prej të lënduarve që janë në gjendje kritike./Telegrafi/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...