Google ADS

Drecun: T’i jepet fund taksës për të vazhduar dialogu

09:26 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun tha sot se pret që epilogu i situatës në Kosovë t’i jap fund taksës së Kosovës për mallrat nga Serbia për të vazhduar dialogun dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi.

“Washingtoni ka ndikimin më të fortë në Kosovë që të mund të fillojë dhe ndalojë procese të caktuara”, tha Drecun për RTS duke komentuar letrën e Washingtonit që erdhi në adresë të udhëheqësve kosovarë, transmeton Klan Kosova.

Edhe pas kësaj letre, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndryshuar mendje sa i përket çështjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme