Më 17 shkurt, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kremtojnë 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast, janë planifikuar aktivitete të shumta gjatë ditës në të gjitha qytetet, ndërsa nuk do të mungojë argëtimi i qytetarëve edhe në mbrëmje.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet një koncert, në të cilin do të performojnë disa emra të njohur nga estrada.
Dafina Zeqiri, Gjiko, Mc Kresha, Lumi B, Lluni, Dj Dagz, Fuego dhe Rina janë emrat që do të ngjiten në skenën e koncertit, më 17 shkurt.
Ky koncert do të fillojë nga ora 20:00.
Shumë prej emrave të lartpërmendur kanë ndarë me ndjekësit e tyre videon promovuese të koncertit të 11 vjetorit.
Ata u kanë bërë thirrje atyre që të mos mungojnë, pasi do të jenë të pranishëm në qendrën e kryeqytetit për të festuar me ta.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...