Kabineti i kryeministrit Haradinaj nderon viktimat e Maqedonisë me një minutë heshtje

08:33 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardianjt mbledhjen e sotme e ka filluar me një minutë heshtje.

Heshtja është mbajtur për personat që humbjen jetën të mërkurën në aksidentin që ndodhi në magjistralen Tetovë – Shkup, shkruan arbresj.info.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri përmes një postimi në rrjetin social facebook.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe pasditen e së mërkurën në Maqedoninë Veriore saktësisht në autostradën Tetovë – Shkup.

Sipas medieve maqedonase së paku 14 persona kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë kanë marrë lëndime trupore pasi autobusi ka dalë nga rruga./Arbresh.info/

Lexo edhe: Kabineti i kryeministrit Haradinaj nderon viktimat e Maqedonisë me një minutë heshtje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme