Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një prej temave më të nxehta që shoqëron çdo konsumator sa herë që shkel në supermarket apo ndalet të bëjë pazaret e radhës në tregun e fshatarëve.
Edhe pse Autoriteti Kombëtar Ushqimor u bën thirrjeve qytetarëve të mos krijojnë panik pasi ushqimet që qarkullojnë në vend janë të gjithë të certifikuara, rastet abuzive të denoncuara nga qytetarët dhe mediat në vend si për shembull orizi i importuar nga Kina me përmbajtje lëndësh plastike dhe toksike përbëjnë një rrezik serioz për gjithësecilin prej nesh.
Në artikullin e sotëm, Living ju njeh me katër truke të thjeshta që ju ndihmojnë të dalloni orizin natyral nga ai plastik. Bëhet fjalë për katë teste që i gjeni edhe në videon shoqëruese:
1-Testi i densitetit të ujit: Shtoni dy lugë gjelle oriz në një gotë me ujë dhe trazojeni mirë e mirë. Orizi natyral qëndron në fund të gotës, kurse orizi plastik dhe toksik ngjitet drejt sipërfaqes së saj.
2-Testi i zjarrit: Mbushni një lugë gjelle ose çaji me oriz . Nëse është natyral nuk do të digjet, ndryshe nga orizi plastik që nxihet menjëherë dhe lëshon erë të rëndë plastike.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...