Maqedoni, rritet numri i viktimave nga aksidenti tragjik

00:06 | 14 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Qeveria në mbledhjen e sontme të jashtëzakonshme ka sjellë vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Ndërkohë që raportohet se numri i viktimave është rritur dhe tani ka arritur në 14 persona.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen, shteti po vuan. I mobilizuam të gjitha forcat, sonte Qeveria solli vendim me të cili në 14 dhe 15 shkurti shpallen ditë zie”, deklaroi Zaev.

“Intervenimi i të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme