Google ADS

Prokuroria në Maqedoni jep urdhër të hulumtohen analizat e vozitësit të autobusit të rrokullisur

21:01 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Prokurori Publik i Prokurorisë Publike Shkup po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ndodhi aksidenti i sotëm në autostradën Shkup – Tetovë dhe ku humbën jetën 13 persona.

Për të vërtetuar arsyet e aksidentit, prokurori publik dha urdhër për autopsinë e të vdekurve si dhe të bëhet kontrolli teknik i autobusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë natës vendi i aksidentit do të sigurohet, ndërsa mbikëqyrja dhe tërheqja e autobusit do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme.

Vozitësi i autobusit është i lënduar dhe i hospitalizuar, ndërsa nga ana e Prokurorit Publik është dhënë urdhër për analizën e gjakut dhe urnës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme