Humanisti Halil Kastrati i dhuron banesë veteranes së arsimit, ajo jetonte në kushte të mjerueshme

20:36 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Humanisti i njohur, Halil Kastrati këtë të mërkurë ka gëzuar një familje nga Gjakova me banesë të re.

Kastrati ka thënë se kësaj radhe banesën ia ka dhuruar veteranes së arsimit, mësueses Fakete Meqa.

“Mësuese, në një aspekt më vjen keq që isha në vizitë tek ju sepse u ndjeva i turpëruar nga gjendja që ju gjetëm, ndërsa në anën tjetër jam shumë krenar që lajmin për banesën e re ju dhash juve”, ka shkruar mes tjerash ai krahas fotografive.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

E gezofshi banesen e re Mesuese 

Edhe pse nate, tani ne jemi ne Gjakove, erdhem ta vizitojme veteranen e arsimit mesuesen Fakete Meqa 
E gjetem ne kushte shume te renda dhe me dy djem me insufiqiencë psiko-fizike

Mesuese, ne nje aspekte me vjen keq qe isha ne vizite tek ju sepse u ndjeva i turperuar nga gjendja qe ju gjetem, ndersa ne anen tjeter jam shume krenar qe lajmin per banesen e re ju dhash juve

Shume prekese dhe plote emociona rasti i kesaj nene me dy djemt e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme