Përfaqësues nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, prezantuan para drejtorëve të shkollave të Komunës së Deçanit dhe Junikut, Programin Nacional për Rininë.
Drejtorët e shkollave u njoftuan se gara zyrtarisht do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti si dhe u njoftuan edhe me planin e veprimit në detaje.
Zëvendësministri Guri tha se Programi Nacional për Rininë është në përputhje me kurrikulën dhe se do të ngrisë cilësinë në arsim. “Ky program e ka mbështetjen e ministrisë sonë sepse ai është në një vijë me kurrikulën dhe do të ndikoj pozitivisht në cilësin e arsimit në vend”, tha Guri.
Kurse nga Drejtoria Komunal i Arsimit në Deçan, Bekim Vishaj, tha se ky me gjithë traditën ekzistuese të garës në Komunën e Deçanit, e veçanta e Programit Nacional për Rininë do ta institucionalizojë garën dhe do ta zgjerojë atë në nivelin komunal dhe atë republikan.
Takimet me drejtorët e shkollave u zhvilluan edhe në Komunën e Junikut të cilët u njoftuan nga afër me rrjedhën e programit për ditët në vijim.
Programi Nacional për Rininë parasheh mbajtjen e garës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport për të gjithë nxënësit dhe studentët. Janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës./arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...