Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës

14:51 | 13 Shkurt 2019
A. B.

Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq me erë të fortë dhe det të dallgëzuar.

Forca e dallgëve arrin deri në 7 balle ndërsa shpejtësia e erës shkon në 60 km/h.

Kjo situatë ka ndikuar në pezullimin lundrimit të anijeve tregëtare dhe atyre të peshkimit.

Ndërsa vështirësi në lundrimin kanë pasur edhe tragetet e pasagjerëve të cilët janë ankoruar në port me disa orë vonesë.

Kjo situatë pritet të zgjasë deri mëngjesin e së enjtes.

Në këto kushte Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon që pronarët e mjeteve lundruese të marrin masat e duhura për sigurimin e anijeve të tyre me qëllim shmangien e incidenteve në det.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme