Në takim me drejtorët e shkollave në Komunën e Klinës zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe Gëzim Zeqiri, Këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport shpalosën Programin Nacional për Rininë.
Në këtë takim u bë prezantimi i programit në tërësi, duke ofruar detaje rreth implementimit të tij. Zëvendësministri Guri nënvizoi veçantitë dhe përparësitë e Programit Nacional. “MASHT e mbështet fuqishëm programin e Koordinatorit Hoti. Ne presim që ky program të ngrisë cilësinë në arsim sepse do të përfshijë të gjithë nxënësit dhe studentët. Është një program që për herë të parë implementohet në nivel shteti dhe Qeveria po tregon përkushtimin e saj ndaj nxënësit”, tha Guri.
Zeqiri në anën tjetër ofroi informata rreth aktiviteteve të parapara dhe mënyrës së implementimit të tyre duke njoftuar se me datë 19 shkurt do të fillojë procesi i garës për të cilën janë duke u shpërndarë materialet e nevojshme.
Ndërsa Drejtori i DKA-së në Klinë Arben Limani, u shpreh se ky program do të jetë një shtytje për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe do të kontribuoj në zhvillimin e
shkathtësive dhe njohurive të nxënësve.
Pas një bashkëbisedimi interaktiv dhe shumë konstruktiv, drejtorët e shkollave të Klinës u shprehën të lumtur që Qeveria e Kosovës më në fund është duke punuar në një projekt gjithëpërfshirës dhe shumë premtues, sikur që është Programi Nacional për Rininë./arbresh.info/
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha
Aksioni i antidrogës në Prizren – arrestohen 5 persona...
Gjesti: Jam i çmendur kur dashurohem, jam në gjendje të bëj ...
Keni një televizion Android – ndryshime të mëdha po vijnë