Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” në kufirin me Greqinë sot është vendosur mbishkrimi me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Nuk bëhet fjalë për tabelë të re, por në të vjetrën është vendosur afishe me emrin e ri të shënuar në gjuhën maqedonase dhe angleze.
Drejtori i Drejtorisë doganore paralajmëroi se gjatë ditës do të ndërrohen tabelat edhe në vendkalimet tjera kufitare.
“Planifikojmë që të gjitha të ndërrohen sot, duke pasur parasysh se mundësitë e firmave për mirëmbajtje që duhet ta bëjnë këtë, e me të cilat Drejtoria doganore ka lidhur marrëveshje, deklaroi Tanasoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para prezantimit të kurseve për mësim elektronik.
Ai sqaroi se për shkak se koha është e shkurtër për zbatimin e procedurave të tenderit, ndërsa konform konkluzioneve të Qeverisë është parashikuar që tabelat të ndërrohen ku është e mundur me afishe, ndërsa ku është e mundur me montim të tabelave tjera, që të plotësohet detyrimi në afat prej tre ditëve do të ndërrohen tabelat në vendkalimet kufitare me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut./MIA/
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...