Ekipi Negociator fillon takimin për harmonizimin e platformës

13:20 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ka filluar takimi i Ekipit Negociator me krerët e shtetit, për harmonizimin e platformës për dialogun.

Një takim ishte mbajtur para dy orës ku janë diskutuar dy tema, finalizimi i platformës për dialog me Serbinë dhe letra e tre zyrtarëve amerikan drejtuar krerëve të shtetit.

Platforma ende nuk iu është dorëzuar partive politike pasi që sipas bashkryesuesit të Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti duhet të shiqohen edhe disa detaje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme