Veseli ngushëllon familjen Ajeti: Themelimi i albanologjisë lidhet me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit

12:53 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen me rastin e ndarjes nga jeta të Idriz Ajetit.

Veseli ka shkruar në facebook se themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit.

Statusi i plotë:
Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit. Me këtë rast ngushëlloj familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme