Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rekord të ri, duke arritur shifrën e 22 trilionë dollarëve për herë të parë.
Departamenti amerikan i Thesarit i ka bërë këto deklarata përmes një raporti ditor.
Aty është parë se borxhi publik total në SHBA ka arritur në 22.01 trilionë dollarë, në krahasim me 19.95 trilionë dollarë sa ka qenë kur presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur udhëheqësinë në janar të vitit 2017.
Borxhi amerikan është rritur më shpejt pas vendimit të Kongresit një vit më parë për ulje masive të taksave.
Ky vendim është pasur me rritje të shpenzimeve në programet e brendshme dhe ato ushtarake.
Borxhi kombëtar nënkupton totalin e deficitit buxhetor vjetor.
Zyra e Kongresit për Buxhet, e cila njihet si zyrë analitike jopolitike për legjislaturën amerikane, ka parashikuar se deficiti do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.
Në këtë rritje do të kontribuojë rritja e shpenzimeve për të financuar sistemin pensional të SHBA-së, të njohur si Siguria Sociale, si dhe financimi i sistemit për kujdes shëndetësor.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë borxhin më të lartë në krahasim me borxhin global, duke u përcjellur nga Japonia dhe Kina.
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...