Disa nga klerikët më të mëdhenj të kishës katolike romake që kanë sulmuar zhurmërisht homoseksualitetin janë vetë homoseksualë, thuhet në një libër që pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme.
Tetëdhjetë për qind e priftërinjve që punojnë në Vatikan janë homoseksual, edhe pse jo domosdoshmërisht seksualisht aktiv, thuhet në librin ” In the Closet of the Vatican”, shkruan “Bloomberg”, transmeton portali arbresh.info
Libri i 570 faqeve, të cilin gazetari francez dhe autori Frédéric Martel kaloi katër vjet për të studiuar, është një “tregim befasues i korrupsionit dhe hipokrizisë që ndodh në zemër të Vatikanit.
Libri do të dalë në treg në tetë gjuhë të ndryshme dhe do të shitet në 20 vende të ndryshme,ku edhe përkon me ditën e hapjes së një konference në Vatikan për abuzimin seksual, në të cilin janë thirrur peshkopë nga mbarë bota.
Martel, një ish-këshilltar i qeverisë franceze, bëri 1,500 intervista gjatë studimit të librit, duke përfshirë 41 kardinalë, 52 peshkopë dhe monsinjorë, 45 ambasadorë papalë ose zyrtarë diplomatikë, 11 roje zvicerane dhe më shumë se 200 priftërinj dhe seminaristë.
Autori gjeti se priftërinjët homosesualë kanë pranuar seksualitetin e tyre dhe disa nga marrëdhëniet i kanë mbajtur diskrete, por të tjerët kërkuan takime rastësore me rrezik të lartë. Disa edhe kanë mohuar seksualitetin e tyre.
Megjithëse libri nuk e ndryshon homoseksualitetin me abuzimin seksual të fëmijëve, Martel përshkruan një kulturë të fshehtë mes priftërinjve që krijon kushte në të cilat abuzimi nuk ballafaqohet.
Sipas shtëpisë botues, brenda librit zbulohet shumë rreth beqarisë, mizorisë dhe komploteve kundër Papa Françeskut./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...