Google ADS

Vetëvendosje: Në Telekom rehatohen militantët e PDK-së, AAK-së e NISMA-së

11:47 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksin simbolik para Telekomit të Kosovës për të kundërshtuar sipas tyre punësimet partiake në këtë Ndërmarrje.

Aktivistë të Vetëvendosjes kanë vendosur në dyert e Ndërmarrjes pankarta me emrat e tri subjekteve politike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Rina Zhitia, anëtare e Kryesisë se Qendrës ne Prishtinë, tha se mbi 200 të punësuarit e vitit të kaluar në Telekom janë militant të partive në pushtët.

“Telekomi është më shumë se ndërmarrje politike  ku po rehatohen partiakë dhe militant të tyre. Qeveria ta zbatojë rezolutën që thotë saktësisht të kundërtën e asaj që po bëhet në Telekom. Po ashtu thirrje në prokurori. Telekomi ka potencial të zhvillohet financiarisht”, ka thënë ajo./Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme