LDK: Me Qeverisjen e Shpend Ahmetit, Komuna po dëmtohet çdo ditë

12:37 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Grupi i asamblistëve te LDK-se ka mbajtur konference për medie lidhur me raportin financiar të Komunës së Prishtinës në periudhën janar – dhjetor 2018.

Shefqet Osmani, nga grupi i Asamblistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës tha se në bazë të raportit ata po thonë se kjo komunë është dështim dhe shpenzimet janë qesharake.

Nga raporti financiar i Komunës së Prishtinës, Osmani përmendi mos shpenzimet e Qeverise së Shpend Ahmetit e që sipas tij ishin skandaloze, duke i cekur ato me shifra.

Sipas tij mungojnë shumë gjëra që duhej investuar ato, e që kjo qeverisje nuk i ka realizuar.

“Bazuar ne raportin financiar ne Komunën e Prishtinës gjëja më skandaloze është mos shpenzimi I buxhetit në masën e duhur, bartja e me se 25 mijë eurove për vitin 2019. Buxheti i komunës së Prishtinës për vitin 2018 ishte 86,387,596 euro, në këtë vlerë janë llogaritur edhe bartja prej vitit 2017, e që është përafërsisht 14 milion euro. Në periudhën raportuese Komuna e Prishtinës për vitin 2018 ka shpenzuar gjithsej 61 milion euro. Deklarimi I Kryetarit Ahmeti, se bartja është afër 15 milion nuk është fare korrekte. Dështimet e kryetarit dhe qeverisë së tij po vërehen nga pasqyrat raportuese financiare. Sipas tyre shihet se nuk janë bërë investime në infrastrukturë shkollore. Prishtinës i mungojnë 7 objekte shkollore, nuk janë investuar në rrjetet e kanalizime, as ne shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit ku nuk ka ujë te pijshëm. Nuk janë bërë investime për ndërtimin e deponisë se mbeturinave nga konstruksioni Nuk janë shpenzuar mjetet e planifikuara të subvencioneve dhe ashtu të pakta në fushat përkatëse siç janë bujqësia, arsimi, kultura, rinia dhe mirëqenia sociale. Pra, rreth 530 mije euro te pa shpenzuara nga kodi I subvencioneve” deklaroi Osmani.

Osmani gjithashtu ka cekur se kjo komunë është dëmtuar pesë për qind nga mjetet e inkasuara.

“Dështimi me esencial është mos hartimi i hartës zonale për 6 vite dhe vonesa e hartimit të planit të mobilitetit. Nëse e krahasojmë vlerën e të hyrave komuna është dëmtuar  me një 5% nga mjetet e inkasuara, nga të hyrat vetanake, pra komplet dëmi është 1,200,94 mijë euro.

Veç tjerash, ai gjithashtu kritikoi Ahmetin, duke thënë se ai tashmë nuk fokusohet në menaxhmentin e Komunës pasi ka kaluar në nivele më të larta./Arbresh.info

Të ngjashme