Google ADS

Vetëvendosje organizon aksion kundër shkatërrimit të Telekomit të Kosovës

07:20 | 13 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sot pranë zyreve qendrore të Telekomit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon aktivitet simbolik kundër shkatërrimit që po i behët kësaj ndërmarrje nga bordi, nga menaxhmenti dhe nga partitë në pushtet.

Telekomi i Kosovës është ndërmarrje strategjike për ekonominë dhe sigurinë e vendit e cile deri me tani ishte funksionale dhe fitim prurëse.

Vetëvendosje vlerëson se në vitet e fundit ky regjim është angazhuar për shkatërrimin e Telekomit dhe krijimin e një krize artificiale financiare, në mënyrë që t’i krijojnë argumentet e tyre për privatizim dhe që përgjatë kësaj rruge të përfitojnë edhe vet financiarisht nga zhvatja e kësaj ndërmarrje.

Kriza sipas Vetëvendosjes u krijua qëllimshëm përmes degradimit teknik, kontratave të dëmshme ku ajo me Z-Mobile është vetëm maja e Asjsbergut dhe përmes punësimeve partiake që po ia rrisin shpenzimet operacionale ndërmarrjes dhe duke ia bllokuar operacionet e tjera.

Punësimet partiake janë skemë kriminale për të cilat do të duhej të fillonin hetimet. Ndërkohë, funksionimi i auditimit të brendshëm në këtë kompani është paralizuar.

Vetëm në vitin 2018 në Telekom janë punësuar mbi 200 persona pa konkurse që i bie rritje prej 8.5% e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të kësaj kompanie. Prej këtyre 200 punëtorëve mbi 100 janë të regjistruar si agjent të shitjes në këtë kompani.

Më e rënda është që gjatë vitit 2018 në bazë të publikimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thuhet se gjatë vitit 2018 edhe sipas të hyrave edhe sipas përdoruesve Telekomi i Kosovës ka shënuar rënie.

Tek përdoruesit nga 56% e tregut në fund të vitit 2017 në 50 % e tregu në fund të 2018-tës. Ndërsa nga të hyrat nga 55.5% e tregut në fund të vitit 2017 në 52.2% të tregut në fund të vitit 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme