Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot në Lezhë një takim me qytetarë në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, ku tha se protesta që po thërret nga Lulzim Basha për rrëzimin e tij, nuk është serioze, por thjesht një mesazh dashurie.
Sipas kryeministrit, udhëheqësi i Partisë Demokratike në opozitë po kërkon diçka, të cilën nuk ka kurajo t’ia thotë hapur atij.
“Prapë do ta takoj sa të bëjë një çik sikur nuk do. Atë ‘sikur’ s’do ai e ka me protesta, me çadra, revolucione, me përmbysje. Shkon nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe thotë ‘hajdeni ta rrëzojmë’. ‘Ta rrëzojmë’ është mesazh dashurie, por nuk ka kurajo ta thotë hapur ku e ka hallin. Nuk është puna tek ai, se ai është artist. Por unë habitem me këta që vazhdojnë dhe kujtojnë se ai e ka seriozisht. Ai seriozisht ka vetëm atë që nuk thotë”, u shpreh Rama.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...