Google ADS

Man Utd 0-2 PSG, notat e lojtarëve

23:28 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përkundër mungesave të mëdha në sulm dhe në mesfushë pa yjet si Neymar dhe Edi Cavani, Paris Saint-Germaini e ka tronditur Manchester Unitedin duke e mposhtur 2:0 në Old Trafford në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën.

Djajtë e Kuq u treguan të rrezikshëm në pjesën e parë duke krijuar raste përmes Marcus Rashford e Paul Pogba, mirëpo nuk arritën ta ndryshonin rezultatin.

Skuadra e vetme që shënoi gola në këtë ndeshje, ishte ajo e PSG-së, që në pjesën e dytë tundi dy herë rrjetën e vendasve.

Pas një shansi të Mbappe, Presnel Kimpembe e zhbllokoi rezultatin (53′) falë asistimit nga Di Maria.

Shtatë minuta më vonë, PSG shënoi edhe golin e dytë, për 0-2, tani me anë të sulmuesit Kylian Mbappe.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në pjesën e mëposhtme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme