Paris Saint Germian ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ‘Old Trafford’ duke e mposhtur 0-2 Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Francës edhe pse ndeshjen e nisën me mungesa si Neymar dhe Edinson Cavani, ia dolën të fitojnë në shtëpinë e ‘Djajve të Kuq’, për t’iu afruar çerekfinales së garës elitare për klube.
Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Një harkimi nga këndi të Angel Di Maria, iu përgjigj në zonë mbrojtësi Presnel Kimpembe, që në minutën e 53’ shënoi për 0-1.
Nuk kaluan më shumë se shtatë minuta, se Kylian Mbappe shënoi për 0-2. Edhe te ky gol, asistues ishte Angel Di Maria.
Me fitoren me rezultat 0-2, PSG bën një hap të madh drejt kualifikimit.
Manchester United në ndeshjen tjetër nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Paul Pogba, që në minutën e 90’-të, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...