Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur shefen për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Sipas Haradinajt, kryediplomatja e Brukselit me qëndrimet e saj në dialogun me Serbinë është rradhitur mes armiqve të Kosovës.
“Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të jetë më i padobishëm për Kosovën se Mogherini”, ka thënë Haradinaj për Ora News.
“Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim”, ka deklaruar kryeministri kosovar.
“Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion”, është shprehur Haradinaj.
“Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa”, ka thënë ai.
“Mua më vjen shumë mirë për qëndrimin e palëkundur të kancelares Merkel. Por nuk është vetëm kancelarja Merkel. Mos harro, mbi 90% e vendeve të BE-së janë kundër. Për këtë kam thënë që kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti Thaçi kanë hyrë në agjendë të gabuar”, është shprehur ndër të tjera kryeministri Haradinaj”, ka deklaruar Haradinaj.
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani