Google ADS

Courtois: Nuk refuzohet Real Madridi

21:43 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Thibaut Courtois ka thënë se ka qenë i lumtur te Chelsea, por nuk ka lojtar në botë që mund të hedh poshtë mundësinë për të nënshkruar me Real Madridin.

Reprezentuesi belg ka lënë ‘Stamford Bridge’ në vitin 2018, për t’u transferuar në ‘Santiago Bernabeu’.

“Unë nuk njoh ndonjë lojtar që nuk do të dëshironte të luante për Real Madridin”, ka deklaruar Courtois.

“Kam qenë shumë i lumtur te Chelsea, ndihesha komplet i integruar në skuadër dhe kisha bashkëlojtarë të mirë. Zero probleme”.

“Por, kur Real Madrid erdhi dhe trokiti për mua, dhe natyrisht kur Madridi shfaq interesim, është thirrja më e madhe që mund të merrni në futboll”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme