Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i kripës rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton hipertension. Megjithatë sipas shkencës kjo lidhje qëndron edhe kur konsumojmë ushqime të shëndetshme.
Në një studim prej 4.000 të rriturish studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruta dhe perime që lidhen me presionin e ulët të gjakut, nuk kompensojnë efektet e rritjes së presionit të gjakut nga konsumimi i kripës. Sipas një udhëzimeve të dietës amerikane thuhet se një i rritur duhet të konsumojë vetëm 2.300 miligram kripë në ditë ose vetëm një lugë çaji.
Por pavarësisht rekomandimeve kjo gjë nuk zbatohet. Organizata e shëndetit deklarojnë se një dietë e pasur në fruta dhe perime ndihmon për të ulur presionin e gjakut, por a mund të kundërveprojë një dietë e tillë në efektet e konsumimit të tepërt të kripës? Studiuesit thonë se nuk mund të reduktohen efektet negative të kripës duke konsumuar vetëm fruta, perime dhe drithëra.
Gjithashtu është zbuluar se 75% e kripës merret nga restorantet dhe ushqimet e paketuara. Prandaj duhet që restorantet dhe kompanitë që prodhojnë ushqime të paketuara duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit