Google ADS

Taksat ekologjike, BE inkasoi 369 miliardë euro në vitin 2017

19:16 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Të ardhurat e qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian (BE) nga taksat ekologjike, në vitin 2017 kanë arritur vlerën prej 369 miliardë euro, thonë të dhënat e publikuara nga zyra e BE-së për statistika Eurostat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shuma e lartpërmendur, në vitin 2002 ka qenë 264 miliardë euro, thotë Eurostat, për të shtuar se taksat mbi energjinë, përbëjnë mbi tre të katërtat nga totali i taksave mjedisore, më saktë 77 për qind, shumë më shumë se taksat, mbi transportin me 20 për qind dhe taksat për ndotjen dhe mbi burimet 3 për qind.

Organi i BE-së thekson se përqindja e taksave mjedisore në të ardhurat totale nga taksat dhe kontributet sociale, ndryshon dukshëm në vendet anëtare të BE-së.

“Në vitin 2017, Letonia kishte pjesën më të madhe të taksave mjedisore, ose 11.2 për qind, e ndjekur nga shtetet tjera të BE-së, që të gjitha nën 9 për qind, Sllovenia dhe Greqia 10.2 për qind, Kroacia dhe Bullgaria 9.1 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Luksemburgu me 4.4 për qind, Gjermania me 4.6 për qind dhe Suedia me 4.9 për qind, kanë regjistruar hyrje të ulët të taksave mjedisore, të ndjekura nga Franca dhe Belgjika të dyja me 5 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme