Kristal Abazaj nga Anderlechti është huazuar në Kroaci tek Osijeku.
Sulmuesi i krahut edhe pse kaloi me shumë bujë në Belgjikë nuk arriti të gjejë hapësirat e nevojshme.
U flit se mund të huazohet brenda kampionatit në Belgjikë ku kishte oferta nga kube si Lokereni dhe St. Truiden, por marrëveshja nuk u arrit.
Ka qenë klubi i Osijekut që e ka marrë në huazim me të drejtë blerjeje, ku tani Abazaj duhet të tregojë vlerat e tij.
Qëllimi i transferimi është që sulmuesi të ketë minutat e duhura. Afati kalimtar në Kroaci mbyllet më 15 shkurt në mbrëmje.
https://twitter.com/nkosijek/status/1095317021221441537?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1095317021221441537&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-abazaj-kalon-nga-anderlecht-te-osjek%2F
Te Osijeku ka shkëlqyer më herët Eros Grezda, i cili u shit këtë verë te Rangers për rreth 2 milionë euro.
Transferimin e ka kryer menaxheri Shkumbin Qormemeti, i cili ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Osijekut.
Abazaj në verë kaloi tek Anderlechti për shumën e 750 mijë eurove, pasi u ble nga Skënderbeu.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...