Grupet e punës në nivel teknik nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, si dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian sot në Shkup zhvilluan takim në të cilin u diskutua për aktivitetet përgatitore për hapjen e kufirit të ri në vendbanimin Markova Noga dhe në territorin vendbanim Lemos në anën greke, në rajonin e Prespës.
Fondet për ndërtimin e kalimit kufitar do të sigurohet nga IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë me vlerë rreth 4 milion euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kalimi kufitar duhet të përfundojë deri në vitin 2023 dhe do të paraprijë procedurë administrative që përfshin pjesëmarrjen e të gjithë autoriteteve kompetente, ministrive të punëve të jashtme, të punëve të brendshme, të transportit dhe komunikimit, për mbrojtjen e mjedisit, si dhe administratave doganore.
Nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme vetëm që përgatitet dokumenti themelor të cilat sipas IPA rregullave do të jetë trepalësh mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Shqipëria është përfshirë për shkak se Bashkimi Evropian ka vlerësuar se ky kalim kufitar do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të rajonit që në të cilin territorialisht është përfshi edhe Shqipëria.
IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë është me vlerë 40 milionë euro, nga të cilat 10 për qind janë të rezervuara për këtë projekt strategjik. Vitin e kaluar, në kuadrin e këtij programi, u nënshkruan kontrata për financimin e 40 projekteve të tjera që arrijnë në 30 milionë euro.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...