Liderët e Katalonisë para gjykatës spanjolle për referendumin

17:10 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Dhjetëra liderë të referendumit të dështuar të pavarësisë së Katalonisë më 2017 kanë nisur gjykimin në Madrid, ku përballen me akuzat e rebelimit dhe kryengritje.

Nëse dënohen, ata përballen me deri 25 vite në burg, transmeton portali arbresh.info.

Rajoni gjysmë autonom i Katalonisë ka mbajtur një referendum të pavarësisë me 1 tetor 2017, dhe deklaroi pavarësinë në Spanja disa javë më vonë.

Por autoritetet spanjolle e deklaruan votimin të jashtëligjshëm, e për këtë qeveria kombëtare vendosi sundim direkt.

https://twitter.com/jordialapreso/status/1095254745588137984?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1095254745588137984&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-europe-47211041

Kriza e Katalonisë konsiderohet më seriozja që ka goditur Spanjën që nga epoka e diktatorit fashist Francisco Franco, i cili vdiq më 1975.

Nëntë nga të pandehurit kanë kaluar muaj në paraburgim dhe mbërritën në gjykatë të martën në mëngjes nën roje. Tre prej tyre ishin të lirë me kusht.

Profili më i lartë i udhëheqësve katalanas në gjyq është ish nënkryetari Oriol Junqueras. Eprori i tij – ish-Presidenti i Katalonisë Carles Puigdemont – iku jashtë vendit dhe qëndron në mërgim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme