Google ADS

Haradinaj reagon ndaj deklaratave të Stoltenberg: Nuk ka më Veri e Jug, është një Kosovë

15:01 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me deklaratat e sekretarit të NATO-së Jens Stoltenberg, që Kosova nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.

“Ne i kemi ofruar NATO-së një protokoll të ri të Kosovës për gjithë vendit. Më nuk ka veri e jug është një Kosovë për gjithë vendin. Këtë duhet ta kuptoj secili edhe Presidenti edhe unë. Parlamenti i ka dhënë ushtrisë mandatin pa dallim, nuk ka më specifika veri e jug. Kosova nuk është e interesuar të krijoj doktrinë kundër popullit të saj. Në veri janë qytetarët serb ën shtëpi të tyre dhe nuk kanë nevojë të kenë shqetësim që ushtria e vendit të tyre do të bëjë diçka kundër tyre”, ka thënë ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një adresim për media në Bruksel, ka thënë se NATO-ja është e zhgënjyer për vendosjen e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Stoltenberg ka folur edhe për FSK-në, ku ka theksuar se pa lejen e KFOR-it, ata nuk mund të shkojnë në veri.
“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës. Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Stoltenberg./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/148872132701200/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme