Sky News Arabia ka befasuar të gjithë duke shkruar se Juventusi është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për Mohamed Salan.
Sipas tyre Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën e gjelbër klubit të fillojë negociatat me Liverpoolin për yllin egjiptian.
Për më shumë, Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për yllin e Egjiptit, në rast se kjo ndodh ai do të behej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit te PSG.
Aktualisht Salah ka shënuar 17 gola në Ligën Premier për skuadrën e Jurgen Klopp dhe ka dhuruar shtatë asistime.
Para se t’i bashkohet klubit anglez ai ishte pjesë e Romës dhe Fiorentinas në Serie A, ku tregoi paraqitje mjaft të mirë.
Me futbollin evropian Salah u njoh te Baseli, ku gjatë dy sezoneve shënoi 20 gola në 79 paraqitje në të gjitha garat.
Me paraqitjet e mira nga 26-vjeçari skuadra angleze arriti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë sezon është pretendent për titullin në Ligën Premier. /Telegrafi/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...