Të martën anëtarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik të Kuvendit te Kosovës janë takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komuniteteve të energjisë, Janez Kopac.
Gjatë këtij takimi u bisedua për furnizimin me energji elektrike në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit dhe termocentralin “Kosova e Re”, raporton arbresh.info.
Kopac ka thënë se presin që komuniteti i energjisë të rritet.
“ Koeficienti i energjisë tani është më i gjerë, presim qe ky numër të rritet por anëtarët edhe mund të largohen . Ne vleresojmë që shkalla më e lartë e zbatimit është Mali i Zi pastaj vjen Serbia ndërsa Kosova mbetet me shkallën më të vogël implemetimit”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nga anëtari i komisionit se cilat janë dy rastet e shkeljeve, Kopac ka thënë se termocentrali “ Kosova e Re” pritet të ketë çmim më të lartë se shtete e rajonit. Cilat janë dy rastet e shkeljeve në ndihmën shtetërore.
“ Krahasuar me vendet e rajonit çmimet e parashikuara për “Kosovën e Re”, janë 80 euro plus dhe kjo nuk do të jetë konkurente me shtete e rajonit e dikush do të duhej të mbuloj çmimin pra konsumatorët vendos. ky dallim është mjaftë i madh dhe nuk mund te vlerësoj se sa do të rriten faturat e energjisë “ , ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se ZRE është vlerësuar mirë por ende nuk ka pavarësi të plotë.
“Krahasuar me rregullatorët e tjerë në rajon ZRE është vlerëusar mjaftë mirë, por Zrre ka vuajtur për shkalë të disa betekave politike në vend por në fushën e energjisë nuk kanë hapur ndonjë rast dhe ne vleresojmë se pavarësia dhe burimet e agjencionist të konkirretshmërisë nuk janë të mjaftueshme, ne kemi vlerëusar se nuk ka pavarësi” , ka shtuar ai.
Ndërsa ka thënë se Kosova, Serbia dhe Bosnjaj ende nuk kanë bërë asnjë për energjinë e ripërtritshme. “ Kosova B duhet të rikonstruktuohet ose të rindërtohet. Ai po ashtu ka thënë se termocentralet me thëngjill pagujanë taksë shtesë, 5-6 euro për një ton por vitin e kaluar ka kaluar në 5.12 dhe ky është çmimi që termocentralet duhet ta paguajnë dhe nëse Kosova bëhet pjesë e Bashkimit Evropian duhet ta paguajë këtë taksë.
“Nëse Kosova do të ishte anëtare e BE-së kjo kosto për ekonomi familjare do të ishte 10% dhe energjia do të ishte 10% më e lartë. Me Kosovën e Re çmimi do të shkojë 100% më i lartë dhe kjo ishte një thirrje që të përgatiten për fazen dalëse nga thëngjilli sepse kjo edhe po ndodhë në BE, dhe ta zemë trenin që po ec në pjesën tjetër të BE-së” ka thënë ai.
Anëtari i këtij komisioni, Dardan Sejdiu e ka njoftuar se kanë organizuar edhe një interpelancë me kryeministrin për termocentralin “Kosova e re” dhe ka kërkuar që t’iu ofron sa më shumë informacione rreth këndëvshtrimit rreth kontratave siç është ajo e Kosovës së Re. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...